Rijad Morina, Izet Gashi dhe Argjend Gashi fitues të garës “Java e Shkencës” e organizuar nga Don Bosko

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Në garën “Java e Shkencës” e organizuar për shkollat e mesme të Kosovës nga Don Bosko, ku kanë marr pjesë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës dhe janë prezantuar 30 punime, nxënësit e SHMP “Fehmi Lladrovci”, Rijad Morina, Izet Gashi dhe Argjend Gashi, kanë fituar çmimin e parë ne këtë garë.

Nxënësit Rijad Morina, Izet Gashi dhe Argjend Gashi të cilët kanë marr vendin e parë, janë përgatitur nga profesorët e SHMP “Fehmi Lladrovci”, Fatos Veliu, Visar Krelani, Naser Shala dhe Valon Berisha.

Komuna e Drenasit i uron suksese të vazhdueshme nxënësve fitues të kësaj gare nga Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme