Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, me ftesë të homologut të tij slloven Dejan Zidan, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore me temën “Zonat rurale dhe bujqësia si një mundësi për Njerëz të rinj”, e cila po mbahet në Maribor të Sllovenisë.
Kjo konferencë, sië bën të ditur kjo ministri, do të fokusohet në rëndësinë e fermerëve të rinj dhe rinovimin e gjeneratave për të ardhmen e bujqësisë evropiane dhe sigurimin e sigurisë ushqimore, ndërsa janë të ftuar të marrin pjesë ministrat e bujqësisë të vendeve anëtare të BE-së, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për pranim në BE, si dhe Këshilli Evropian i Fermerëve të Rinj (CEJA).
Gjatë diskutimit atje, ministrat do të shkëmbejnë mendime rreth asaj se si të ndihmojnë të rinjtë në fshatra për ta bërë mjedisin më miqësor, në mënyrë që më shumë të rinj të vendosin të jetojnë në zonat rurale dhe të punojnë si fermerë dhe si të krijojnë një mjedis më stimulues për gratë e reja që jetojnë në ato zona.
Diskutimi gjithashtu do të adresojë digjitalizimin në bujqësi.