Rikonfirmohen marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës e Belgjikës

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot udhëheqësin e Misionit të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean – Louis Servais, me të cilin bisedoi për perspektiven evropiane dhe procesin integrues të Kosovës në BE.

Ministri Reka kërkoi nga Belgjika të mbështesë përshpejtimin e liberalizimit të vizave, sepse, siç tha, është e pakuptimtë që Kosova të mbetet ishull i izoluar, përderisa disa shtete më të mëdha në Evropë kanë tash e sa vite regjim të lirë të vizave me BE-në.

Gjatë takimit ministri Reka shpalosi prioritetet e Qeverisë Kurti në fushat të cilat janë pjesë e reformave, në funksion të avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.

Gjithashtu, ai kërkoi nga Qeveria e Belgjikës ekspertizë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e integrimit Evropian.

Në aspektin bilateral u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy shteteve dhe njëherit diplomati i lartë belg e rikonfirmoi edhe njëherë se në Mbretërinë e Belgjikës Kosova mund të llogaris në te si një shtet mik e përkrahës i saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme