Rritja e rasteve të reja me COVID ka bërë që në shumë shtete të Evropës të rikthehen masat e ashpra kufizuese.
Austria është një ndër vendet që këtë të hënë është futur në bllokim të plotë për shkak të rasteve me COVID dhe pse shumë qytetarë kanë protestuar kundër një vendimi të tillë.
Duke filluar nga mesnata, austriakëve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia dhe dyqanet jo thelbësore janë mbyllur.
Javën e kaluar Austria u bë vendi i parë evropian që e bëri vaksinimin kundër COVID një kërkesë ligjore, ligj ky që do të hyjë në fuqi në shkurt.
Kjo është hera e 4 që shteti austriak futet në bllokim total që nga fillimi i pandemisë COVID-19.