Rikthehen tensionet në kompaninë publiko private “Eco Higjiena”

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 17:42 | Nga

Problemet dhe tensionet në këtë kompani nuk kanë të ndalur e të cilat kishin nisur menjëherë pas luftës. Me të ndërruar pushteti, menjëherë nisin edhe tensionet për të menaxhuar e dërguar njerëzit e tyre në kompani. Menjëherë nisin akuzat e shantazhet ndaj udhëheqjes e punëtorëve e më pas organizohen edhe revolta punëtorësh për t’ia arritur edhe qëllimeve.

Që nga paslufta në këtë kompani telashet nuk janë ndalur, ku here pas here janë organizuar protesta, janë bërë akuza e janë zhvilluar hetime e gjykime dhe shkarkime të udhëheqjes. Që nga viti 2012 kompania funksionon në bazë të partneritetit publiko privat dhe që si investitori ashtu edhe punonjësit mundohen t’i realizojnë interesat e tyre.

Në atë kohë ishte shkëputur marrëdhënia e punës e menaxherit Muhadin Haziri, i cili nga Gjykata Themelore ka fituar që të kthehet në vendin e punës, por që kompania është ankuar në Gjykatën e Apelit. Në janar të këtij viti kryeshefi, Bajram Isufi, për shkak të problemeve e presioneve ka paraqitur dorëheqjen e tij, shkruan Toskanapress.

Punëtorët e kompanisë Eco Higjiena të Gjilanit po vazhdojnë me bojkotin e punës. Këshilli i punëtorëve të “Eco Higjienës”, janë të shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit në kompani. Ata nëpërmjet një shkrese dërguar institucioneve komunale të cilën po e publikojmë tërësisht, njoftojnë se nga e premtja kur kanë mbaruar punën, në kompani është sjellë sigurimi privat dhe rojës i është thënë se nuk guxon të lëviz nga auto parku. Ndërsa, brenda janë ndërruar çelësat e dyerve, pastaj kanë filluar lëvizjet e Senad Ramaj, Gerhard Dumer dhe të ashtuquajturit avokat Besim Osmani.

Sipas dëshmitarëve nga zyrat janë hequr një numër i madh i dokumenteve dhe në tërheqje ka marr pjesë edhe sigurimi privat, herë pas here është sjell dokumentacion shtesë në kompani. Punëtorët kanë dyshime të mëdha se aty është duke u mbuluar  krimi që ka ndodh. Ka dyshime se me rastin e ndërprerjes së programit nga Senad Ramaj është prekur në program dhe kjo ka vazhduar edhe gjatë së shtunës e të dielës.

“Kupola e krimit me në krye kryeshefin, ka shfrytëzuar ditët e fundit të javës për t’u ripozicionuar dhe riorganizuar për të shantazhuar  edhe më tutje sepse po i jepet hapësirë”, thuhet në njoftimin e punëtorëve.

Kërkesa e punëtorëve është dorëheqja e menjëhershme e u.d të drejtorit ekzekutiv, me arsye, sepse ky nga e premtja nuk ka respektuar asnjë pikë nga marrëveshja e arritur në mes të këshillit të punëtorëve dhe përfaqësuesve komunalë.

Ai ka filluar me presionin ndaj menaxhmentit dhe punëtorëve për suspendim nga puna. Nga ardhja e tij vitin e kaluar, gjatë gjithë kohës i shantazhon punëtorët, iu bënë presion të vazhdueshëm, i denoncon nëpër gjykata dhe policia pa asnjë arsye të vetme, nuk përfill në asnjë pikë Ligjin e Punës.

Mos përmbushja e obligimeve për investime nga ana e partnerit privat ka bërë që kompania të futet në qorrsokak, çka tash ka mbetur me mekanizëm të vjetër dhe nuk ka mundësi as në mirëmbajtjen e tyre. Partneri privat lëre që nuk ka investuar, por ka shitur asetet, vlera e të cilave është mbi 200 mijë euro, ku edhe më shumë ka pamundësuar kryerjen e shërbimeve për klientët.

Gjendja e kontejnerëve në terren 1.1 m3 është e mjerueshme, sepse 60 për qind e tyre është thuajse e papërdorshme. Kompania ka obligime rreth 700 mijë euro, nuk është bërë pagesa, por as riprogramimi i borxheve dhe si rezultat i kësaj papërgjegjësie  do të vjen deri te bllokimi i llogarive dhe njëherit bllokimi i kompanisë në aspektin e funksionalizimit të përgjithshëm çka do të thotë se do të mbesin pa punë 170 punëtorë, nuk do të kryhen shërbimet ndaj klientëve dhe do të vjen deri të një katastrofë mjedisore në tërë regjionin.

Mos falja e borxheve konform ligjit për faljen e borxheve si kompani ka sjellë telashe të mëdha me çka është humbur imazhi te klientët. Gjendjes së rëndë i ka kontribuar edhe i ashtuquajturi avokati i sjellë në kompani në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e PPP-së dhe ligjet në fuqi, i cili vetëm ka shantazhuar punëtorët  dhe stafin e kompanisë dhe ende vazhdon , duke luajtur rolin  e pronarit në kompani.

Kamionët e sjellë në emër të “Ecovizionit”, biznesit privat në mënyrë të kundërligjshme I ka future në kompaninë e re “Eco Higjiena”, me të cilën shfrytëzon qiranë mujore  prej 2500 euro dhe të cilën e deklaron si investim në kompani, kjo në realitet është një plaçkitje perfide e kompanisë në kundërshtim me të gjitha normat ligjore në Kosovë, në kundërshtim edhe me marrëveshje PPP.

“Këshilli i punëtorëve të kompanisë Eco higjiena, me mbështetje nga punëtorët dhe menaxhmenti i kompanisë njoftojmë se nga sot 18 korrik nuk do të punojmë, nuk do të hyjmë në zyrat e kompanisë dhe nuk do të njohim asnjë këshillë apo udhëzim për kthim në vendin e punës nga ky njeri i papërgjegjshëm”.

“Ne do të mbrojmë kompanin nga kjo e keqe e cila ka marr rrugë të mbrapsht që nga futja në partneritet në vitin 2012, andaj kërkojmë intervenim urgjent që të zgjidhet e keqja e madhe që po i kanoset kësaj kompanie dhe punëtorëve”, thuhet në njoftimin e punëtorëve.

Gerhard Dumer, kryesues i bordit të Eco Higjienës në Gjilan, tha për portalin “Toskanapress.info”, tha se punëtorët po e refuzojnë punën, si shkak i kësaj është kur javën e kaluar dy ish menaxherët e kompanisë me të cilët është ndërpre marrëdhënia e punës që nga viti 2012 kanë nxitur punëtorët  dhe e kanë okupuar kompaninë në mënyrë ilegale.

Ai tregoi se së bashku me policinë dhe komunën, këtë problem e kanë zgjedhur në fund javë, por vazhdojnë pakënaqësitë e punëtorëve pasi që nuk arritën ta marrin kompaninë në duart e veta siç edhe kishin qëllim.

“Këtë problem ne do ta zgjedhim në ditët në vijim dhe kompania ti kthehet punës dhe ti ofroj shërbimet adekuate klientëve dhe qyteti të jetë i pastër. Punëtorët tani për tani nuk janë të gatshëm që t’i kryejnë detyrat e veta, pasi nuk arritën ta dërgojnë  në vend vullnetin e tyre”, tha Dumer.

Ai tha se nuk është në dijeni për kërkesat e punonjësve, pos refuzimit që të bisedojmë të një pjese të tyre që janë rreth 40 punonjës të ndikuar nga ish menaxherët. Punonjësit gjithnjë kanë marr pagat me kohë dhe presim që ti kthehen punës dhe detyrave të tyre.

Ai tregoi se është një proces i komplikuar me procese gjyqësore, ku duhet pritur vendimet e gjykatës e jo të veprohet jashtë ligjit nga ata që po nxitin punëtorët me premtime e oferta të parealizuara.

Muhadin Haziri dhe Hajrush Beqiri, në reagimin e tyre thonë se:  “Ky njeri, është dashtë të prezantoj suksesin e kompanisë apo investimet të cilat i ka bërë deri më tash. Mirëpo duhet të dijë opinioni se në Eco-higjienë nga partneri privat nuk është investuar asgjë së paku deri me tani. Afati për investime ka kaluar me 31.12.2014, 1.5 milionëshi i shumë përfolur nuk ekziston në librat e kompanisë, atëherë ekziston dyshimi se ku janë këto para.

Ata thonë se pastaj po e shohin se përveç qe nuk është investuar, janë shkelur edhe te gjitha ligjet në fuqi, mos falja e borxheve në bazë të Ligjit mbi Faljen e borxheve, pastaj borxhet e mëdha ndaj ATK-së, borxhet ndaj furnitorëve, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme