Policia e Hong Kongut është përplasur edhe një herë me protestuesit antiqeveritar, përderisa vendi hyn në javën e 10-të të demonstratave masive, dhe trazirave.
Policia gjuajti gaz lotsjellës në të gjithë Hong Kongun, duke përfshirë një stacion hekurudhor të mbyllur.
Në rrethin Wan Chai, bomba benzine dhe tulla u hodhën mbi policinë nga ana e protestuesve.
Një numër protestuesisht, përfshirë një polic, u plagosën gjatë përleshjeve.
Policia gjithashtu u filmua duke shkrepur plumba gome në një distancë të afërt brenda një stacioni të metros, ndërsa oficerët e tjerë u panë duke rrahur njerëz me shkopinj në shkallët lëvizëse.
Hong Hongu është përfshirë nga trazirar dhe dhuna tash e dy muaj. Protestat nisën për të kundërshtuar një projekt-ligj që lejonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në Kinë.
Edhe pse qeveria tani e ka pezulluar projektligjin, i cili do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, demonstruesit duan që ai të tërhiqet plotësisht.
Kërkesat e tyre janë zgjeruar, duke përfshirë thirrjet për më shumë demokraci, dhe dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lam.