Filmi i preferuar i fëmijëve, Power Rangers do të rikthehet, por me një ndryshim që i ka çuditur të gjithë pasi në të do të marrë pjesë edhe një protagoniste lesbike.
Këtë herë, në serial superheronjtë do të luftojnë ndaj një fenomeni që janë paragjykimet dhe racizmi.
Filmi që u bë i njohur gjatë viteve ’90 ka zgjedhur këngëtaren Becky G, luftëtarja me ngjyrë të verdhë që të bëjë këtë rol, pasi ajo dëshiron të flasë hapur në lidhje me orientimin e saj seksual.
Për regjisorin, ky moment që do zgjasë vetëm disa sekonda do të jetë shumë i rëndësishëm për ti dhënë një mesazh fëmijëve, që të pranojnë veten pa u ndikuar nga paragjykimet.