Rikthehet fruthi në Evropë

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Fruthi është rikthyer në katër vende evropiane që më parë shiheshin si të lira nga sëmundja, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit – OBSh.

Sëmundja nuk konsiderohet më e çrrënjosur në Shqipëri, Republikën Çeke, Greqi dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne jemi duke bërë lëvizje mbrapa, ne jemi në rrugën e gabuar,” tha Kate O’Brien nga Departamenti i Imunizimit i OBSh-së.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.

Sëmundja mund të parandalohet përmes dy dozave të vaksinës MMR.

Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se informacionet e gabuara në lidhje me vaksinën e fruthit kanë lejuar që sëmundja të përhapet në zona ose komunitete të caktuara.

Vendet deklarohen pa fruthi kur nuk ka një transmetim endemik për 12 muaj në një zonë specifike gjeografike.

Të ngjashme