Mohamed Salah është rikthyer në stërvitjen e Liverpoolit përpara takimit të tyre në Ligën e Kampionëve me Genk të mërkurën.
Ylli egjiptian humbi takimin e së dielës 1-1 me Manchester United për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës të marrë para pushimit ndërkombëtar, por tani është gati të paraqitet në takimin në mesjavë.
Divock Origi zuri vendin e tij në ‘Old Trafford’, ku goli i vonë i Adam Lallana ishte i mjaftueshëm për të ruajtur rekordin pa humbje të ‘Reds’ në Premierligë, por jo edhe aq sa për të ruajtur rekordin e fitoreve, transmeton lajmi.net.
Duket se 27-vjeçari, i cili shënoi 27 gola në 52 paraqitje në sezonin e kaluar, mund të ktheht në formacionin startues në Genk, megjithë klubi u shpreh i rezervuar në këtë pjesë.
Kjo do të vijë si një nxitje e madhe për ekipin, i cili humbi praninë e tij në fundjavë.