Milan mund ta ketë në dispozicion Zlatan Ibrahimovicin në ndeshjen e ardhshme kundër Parmas në Serie A, pasi sulmuesi veteran mori lajme pozitive nga stafi mjekësor sot.
Suedezi pësoi dëmtim të muskujve në fitoren ndaj Napolit dhe që nga ajo kohë ka mbetur jashtë fushës së lojës, raporton Gazeta Express.
39-vjeçari mund të rikthehet në fushë këtë fundjavë, në ndeshjen kundër Parmas.
Ibrahimovici i ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon, duke i ndihmuar kuqezinjtë të qëndrojnë në krye të tabelës.
Kuqezinjtë janë të pamposhtur në ligë që 22 ndeshje, ndërsa pas 10 ndeshjeve ketë sezon ata gjenden në krye me 26 pikë të grumbulluara.
Ibrahimovic do të ndeshet kundër Sparta Pragës në Evropa Ligë të enjten, por ai pretendon se mund të jetë në dispozicion për trajnerin Stefano Pioli që nga ndeshja e ardhshme në San Siro.