Declan Rice ka pasur një rikthim ideal nga dëmtimi, duke shënuar dy gola në fitoren 3-2 të Arsenalit në transfertë ndaj Bournemouthit. Me këtë triumf në Vitality Stadium, “Topçinjtë” janë shkëputur gjashtë pikë në krye të tabelës së Premier League.
Mesfushori anglez ishte në dyshim për këtë ndeshje pas një problemi në gju, por u aktivizua surprizë nga minuta e parë dhe u shndërrua në protagonistin kryesor.
Arsenali kaloi në avantazh fillimisht me Gabrielin, ndërsa Rice përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me dy realizime vendimtare.
Bournemouth reagoi me një supergol të Eli Kroupit në minutat e fundit, duke e bërë fundin dramatik, por skuadra e Mikel Artetës arriti të ruajë avantazhin dhe të marrë tri pikë shumë të rëndësishme.
Fitorja i lejon Arsenalit të përfitojë maksimalisht nga hapi fals i Manchester Cityt, duke forcuar pozitat në garën për titull.