Reperja Rina Balaj duket se po e shijon në maksimum lidhjen e saj me reperin Sin Boy.
Ata janë shumë të lumtur në prani të njëri-tjetrit, teksa duket se së fundmi janë bërë edhe me shtëpi të re.
Ka qenë vet Rina ajo e cila në disa imazhe të publikuara në InstaStory, ka prezantuar oborrin e shtëpisë së re.
“Shtëpi e re”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e videos së ndarë me fansat.
Mesa duket, çifti kanë vendosur ta çojnë në një stad tjetër lidhjen e tyre, duke jetuar pranë njëri-tjetrit, transmeton telegrafi