Rina Balaj grumbullon mbi pesë milionë klikime me këngën “Bad Rosita”

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Rina Balaj tashmë ka filluar të pëlqehet edhe më shumë nga audienca e gjerë.

Projektet e fundit të lansuara po marrin miliona klikime, duke bërë që të dëgjohen nga shumë njerëz.

Kështu ka ndodhur edhe me këngën “Bad Rosita”, që në përmbajtje ka një histori shumë të veçantë.

Ky projekt i këngëtares deri më tani ka arritur të grumbullojë mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube.

Komente të shumta pozitive pati për prodhimtarinë muzikore, por edhe aludime se është një kopje.

Sidoqoftë kësaj, Rina së shpejti ka bërë të ditur se do të sjellë edhe hite të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme