Rina Balaj reagon pas vërshimeve në disa qytete të Kosovës

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Ditëve të fundit shumë qytete të Kosovës janë vërshuar nga të reshurat e mëdha të shiut.

Përpos familjeve të evakuuar, edhe dëme materiale pati në shumë prej qyteteve dhe rajoneve të tyre.

Kështu, këngëtarja e njohur Rina Balaj ka reaguar pas këtyre ndodhive të fundit, duke u lutur për vendin.

Ajo përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, ka shpërndarë edhe sekuenca nga ujërat në Fushë Kosovë.

“Lutem për vendin tim”, ka qenë mbishkrimi në njërën prej imazheve.

Sidoqoftë kësaj, sa i përket karrierës profesionale, Rina ka paralajmëruar lansimin e albumit të dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme