Këngëtarja dhe reperja Rina Balaj është njëra ndër figurat publike më të përfolura në vendin tonë, kjo për shkak stilit të saj të veçantë dhe ngacmimeve që ajo ka pasur me shumë këngëtarë të tjerë.
Kjo e fundit ishte dhe arsyeja pse Rina i habiti të gjithë me komentet e fundit që ajo pati në sfidën “paintball” në emisionin SHIKO KUSH LUAN me Luana Vjollcën.
Ajo këtë të shtunë ishte e ftuar në SHIKO KUSH LUAN, dhe na tregoi shumë gjëra sa i përket marrëdhënieve që ajo ka me kolegët e saj.
Komentet e saja ishin shumë të mirëqena apo me një fjalë shumë paqësore, kjo nuk pritej nga këngëtarja pasi që ajo njihej për një sjellje më të vrazhdë kur bie fjala tek disa prej kolegëve të saj.
Në sfidën “paintball” ajo kishte përballë foto të kolegëve te saj që në të kaluarën nuk kishte marrëdhënie të mira me ta, e këtu ajo duhej ose të qëllonte ata ose të komentonte.
Ajo zgjodhi të komentote dhe pyetja e parë që iu bë këngëtarës dhe i habiti të gjithë ishte : “ Me cilin prej kolegëve të tu do të doje një bashkëpunim?”
Veprimi i këngëtares ishte shumë interesant, ajo pa hezituar qëlloi të gjithë.
Më pas u pyet pse kjo zgjedhje, e ajo tha se “Të gjithë ne jemi shqiptar dhe me të gjithë do të bashkëpunoja, të gjithë këngëtarëve i uroj suksese, atyre që janë të ri në skenë por edhe atyre që janë në skenë për një kohë të gjatë.”
Kjo përgjigjje u duartrokit në studio dhe bëri që të gjithë të kuptonin se këngëtarja Rina si duket është “zbutur” në raport me të gjithë kolegët e saj.
Rina është pyetur edhe për disa kolegë të tjerë të cilët kur kanë qenë në të njejtën sfidë sikurse këngëtarja, ata kanë gjuajtur këngëtaren duke i dhënë komente jo fort të mira.
Njëra prej pyetjeve që iu është bërë më pas këngëtares ishte: “Rina, Stresi para disa javësh ishte i ftuar në sfidën “paintball” dhe ishte pyetur se me cilin prej kolegëve nuk do të bashkëpunonte kurrë, ai të qelloi, duke thënë se as kafe nuk do të pinte me ty, si e komentoni këtë gjë?”
Këngëtarja u përgjigj edhe kësaj herë me shumë sportivitet duke i habitur të gjithë.
“Pasna me mbet pa pi kafe” u përgjigj këngëtarja duke qeshur.
Si duket këngëtaren nuk mundën ta ngushtonin, e ta bënin të thoshte ndonjë koment negativ për kolegët.
Më pas moderatoja Luana Vjollca pyeti Rinën se çfarë kishte ndodhur që këngëtarja tashmë u paraqit shumë pozitive, dhe shumë më ndryshe se herave të tjëra.
“Ka qenë fillimi dhe kam pas nevoj me bo famë,” ka përfunduar këngëtarja.