Rindërtoi banesën e familjes Sala, Rita Ora: faleminderit që ndihmuat të bëhej realitet

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka falenderuar Bashkinë e Tiranës për realizimin në kohë të rindërtimit të shtëpisë së re të familjes Sala në Pinar. Banesa e familjes 6-anëtarëshe u dëmtua nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, dhe këngëtarja e njohur financoi në rindërtimin e saj. Një ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u dorëzoi atyre çelësat e banesës së re, Rita Ora nuk i ka kursyer falenderimet.

Teksa poston fotot në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se lajmi për rindërtimin në kohë të banesës së familjes Sala është një arsye më shumë gëzimi në ditën e lindjes së saj. “Shtëpia e rindërtuar është gati. Faleminderit që ndihmuat që kjo gjë të bëhej realitet”, shkruan këngëtarja Rita Ora.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme