Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prishtinë, kanë mbajtur një aktivitet simbolik, lidhur me aferën korruptive të inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Ata aktivitetin e kanë mbajtur në Lagjen Arbëria, afër zyrave të Vetëvendosjes
“8 vjet Vetëvendosjes në Prishtinë, respekt askujt, ryshfet gjithkujt”, ka qenë parulla e tyre.
Vivjanit Fejza kryetar i rinisë së PDK-së, tha se përmes këtij aktiviteti duan ti tregojnë popullit për ryshfetin që ka marrë VV prej 12 mijë eurosh dhe konsiderojmë se është aferë korruptive.
“Ne kemi dalë për t’iu treguar të gjithë qytetarëve të Kosovës se për 8 vet qeverisje të VV e cila ka funksionuar vetëm në bazë të kësaj fotoje. Respekt askujt ryshfet gjithkujt. Vetëm nëse i ki 12 mije euro atëherë mundesh me luftuar me ta. Ata thonin se duhet me luftuar korrupsionin ndërsa sot janë mbushur korrupsion deri në fyt, por ne nuk do ti lejojmë”, tha ai.
Asambleisti i PDK-së Leutrim Retkoceri tha se përveç 12 mijë eurove ta marra nga VV ne nuk e dimë edhe për 8 vjetët tjera se sa ka marrë.
“Me korrupsion nga inspektori i komunës që është anëtar i Vetëvendosjes, kjo tregon më së miri se 12 mijë euro kësaj here janë zënë tu u marr dhe ne nuk e dimë sa ryshfet ka marrë edhe 8 vjet tjera që gjatë krejt kohës ka moralizu. Ne këtë çështje e kemi ngritur në seancën për buxhetin dhe kemi thënë se a do të përfshihen pagat e këtij zyrtari në buxhetin e vitit 2021, por s’kemi marrë përgjigje”.
Ai tha se po rikujtojnë 8 vjet qeverisje të tyre, dhe shtoi se nëse nuk do të marrin përgjigje do të vazhdojnë me aktivitete të tjera që të kuptojnë për korrupsion për 8 vite nga VV-ja.