Dy muaj e një javë pas ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve, Liga e Kampionëve kthehet sonte me ndeshjet e para të fazës eliminatore, duke i sjellë dy superpërballje në shtëpitë e tifozëve të futbollit.
Sot në orën 21:00, tifozët e futbollit do ta kenë mundësinë të zgjedhin mes dy ndeshjeve interesante në fazën 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pasi që Atletico Madridi e pret Liverpoolin, ndërsa Paris Saint-Germaini e viziton Borussia Dortmundin.
Atletico Madrid – Liverpool
Atletico Madridi i Diego Simeones do të tentojë ta ndalë kampionin në fuqi të Evropës, Liverpoolin, përkundër që skuadra e Jurgen Kloppit ka qenë në formë shumë më mbresëlënëse gjatë këtij sezoni.
Forma e Atleticos:Nga xhiroja e gjashtë: BFHBHHBFFFF
Ndeshja e fundit: Valencia 2-2 Atletico, 15/02
Radhitja: i katërti në La Liga, në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve
Forma e LiverpoolitNga xhiroja e gjashtë: FFFBFFFFFFFFFHF (në të gjitha garat, e para është ndeshja e fundit)
Ndeshja e fundit: Norwich 0-1 Liverpool, 15/02
Radhitja: e pari në Premierligë, në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, në 1/8 e finales në FA Cup
Formacionet e mundshme:
Atlético: Oblak; Arias, Savić, Felipe, Saúl Ñíguez; Koke, Thomas, Llorente, Vitolo; Correa, Morata
Liverpool: Alisson Becker; Alexander-Arnold, Van Dijk, Gomez, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mané
Borussia Dortmund – Paris Saint-Germain
Pasi është eliminuar nga Liga e Kampionëve në këtë fazë në tre vjetët e fundit, Paris Saint-Germaini do të synojë ta dëshmojë se historia nuk do t’i përsëritet qysh sot në Gjermani. Megjithatë, nuk do ta ketë të lehtë ta bëjë kundër një Dortmundi që i ka shënuar 23 gola në pesë ndeshjet e Ligës së Kampionëve gjatë këtij viti kalenderik.
Forma e Dortmundit:Nga xhiroja e gjashtë: FHHFFFHBF (në të gjitha garat, e para është ndeshja e fundit)
Ndeshja e fundit: Dortmund 4-0 Eintracht, 14/02
Radhitja: i treti në Bundesliga, në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve
Forma e PSG-sëNga xhiroja e gjashtë: BFFFFFFFFFBFFFF (në të gjitha garat, e para është ndeshja e fundit)
Ndeshja e fundit: Amiens 4-4 Paris, 15/02
Radhitja: i pari në Ligue 1, në gjysmëfinale të French Cup, në finale të League Cup, në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve
Formacionet e mundshme:
Dortmund: Bürki; Zagadou, Hummels, Piszczek; Hakimi, Guerreiro; Sancho, Can, Witsel, Hazard; Haaland.
PSG: Navas; Meunier, Marquinhos, Thiago Silva, Bernat; Di María, Gueye, Verratti, Neymar; Icardi, Mbappé./GE