Qyteti kinez i Wuhanit po përgatitet të zbusë masat që ndalojnë njerëzit të dalin nga qyteti pas më shumë se dy muajsh karantinë strikte, gjatë të cilës, vetëm punonjësit e domosdoshëm dhe ata me leje të posacme, mund të dilnin nga shtëpitë e tyre.
Operacionet e rifillimit të punës dhe prodhimit në Wuhan, epiqendrën e epidemisë së koronavirusit në kinë, po përshpejtohen dhe po shkojnë më mirë nga sa ishte menduar – thotë zëvendës kryebashkiaku i qytetit. Sipas tij, në Wuhan, më 4 prill, shkalla e ringritjes së prodhimit të sipërmarrjeve industriale më të mëdha, ishte në amsën 97.2 për qind ndërsa në të njëjtën periudhë ishte kthyer në aktivitet 93.2 për qind e shoqërive kryesore të shërbimit.
Tani, makinat janë kthyer në rrugët e qytetit dhe dyqanet po sistemojnë mallrat përsëri nëpër rafte, ndërsa jeta po rikthehet në qytet. Por, gjurmët e pandemisë globale të koronavirusit mbeten të dukshme dhe frika për një rikthim të mundshëm të covid 19 është e dukshëm. Qyteti me 11 milionë banorë, u vu nën karantinë në fund të janarit, në një përpjekje të paprecedenttë por të dështuar në përfundim për ta vënë nën kontroll patogjenin. Wuhani në përfundim, ka raportuar një bilanc prej 3322 viktimash dhe 81620 të prekurish. Por me infektimet e reja që prej ditësh mungojnë, të paktën sipas shifrave të qeverisë kineze, autoritetet tani po hapin sërish qytetin. Wuhani po merr frymë sërish.