Dy të rinj shqiptarë ndërsa po vizitonin Shpellën e Pëllumbasit, kanë rënë nga kanionet duke përfunduar në ujërat e lumit.
Rasti ndodhi gjatë së shtunës teksa njëri nga të aksidentuarit sipas mediave shqiptare është shpëtuar nga forcat RENEA kurse një 20 vjeçar tjetër rezulton ende i zhdukur, transmeton Klan Kosova.
Sipas policisë shqiptare, sot kanë rinisur kërkimet për të riun 20 vjeçar.
Në pamjet e publikuara nga operacioni i shpëtimit, duket edhe terreni i vështirë ku ranë dy të rinjtë.
Mësohet se shtetasi F. D., rreth 21 vjeç, u nxorr nga gryka e kanionit, dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
*Pamjet e shpërndara ne media nga Policia e Shqipërisë.