Teksa Shqipëria e mesme është “pushtuar” nga shirat, në veri dhe juglindje të vendit kanë rinisur reshjet e borës.
Kështu raportohet se në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm kanë rinisur reshjet e borës por me intensitet të ulët. Situata paraqitet e normalizuar në rrugët nacionale .
Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në Dibër dhe si pasojë rreth 30% e fshatrave janë të bllokuar.
Po ashtu borë po bie edhe në juglindje, nga ku raportohet se problemi më i madh janë ngricat.
Situata paraqitet më problematike në zonat e Voskopojë dhe Dardhës.