Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore (BB), Marco Mantovanelli kanë marrë pjesë në inagurimin e ndërtesës së renovuar të Administratës dhe Hemodializës në Spitalin e Gjakovës.
Ky inagurim është bërë në kuadër të projektit të MZhE-së në bashkëpunim me BB-në për Efiçiencë dhe Energji të Ripërtëritshme, raporton Ekonomia Online.
Ministri Lluka tha se me këtë projekt do të rinovohen 140 objekte në gjithë Kosovën. Lluka bëri të ditur edhe për iniciativën për Ligjin për Efiçiencë të Energjisë, i cili sipas tij, parasheh krijimin e një fondi që do të ndihmojë në efiçiencë.
“Jemi këtu bashkërisht që të shohim punimet dhe përurimin e projektit tek ku jemi te hemodializës. Është një projekt i cili ka për qëllim që të gjitha objektet qendrore të bëhen efiçiente. Ky objekt është ndryshuar tërësisht nga jashtë”.
“Ne presim në këtë projekt i kemi 140 objektet në tërë Kosovën. Është me rëndësi ndikimi në ambient vetëm me këto projekte do të evitohet emetimi i dioksidit të karbonit. Projekti ka madhësi 30 milionë euro”.
“Kemi dërguar në parlament Ligjin për Efiçiencë të energjisë i cili parasheh një fond prej 10 milionë eurosh. Do t’i jepet qasje të gjitha institucioneve të tjera lokale dhe qendrore që të bëhen efiçiente. Gjakova e ka një rëndësi të veçantë pasi e shërben edhe komunën e Bajram Currit dhe të Hasit”.
Ndërsa Marco Mantovanelli nga Banka Botërore tha se presin që investimi në Spitalin e Gjakovës të zvogëlojnë shpenzimet e energjisë për 40%.
Ai bëri të ditur se Banka Botërore do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në implementimin e projekteve të tilla.
“Ne kemi filluar me ministrin Lluka para një viti kur kemi bërë rehabilitimin e disa ndërtesave në Prishtinë jam i lumtur që e njëjta po ndodh edhe jashtë Prishtinës. Është kënaqësi të shoh që aktivitetet të tilla që bëhen realitet. Ne jemi duke ndihmuar Kosovën me efiçiencët energjisë për ndërtesat publike. Përmes një projekti që e ka vlerën 31 milionë dollarë. Po shpresojmë që deri në fund të projektit 100 ndërtesa të jenë rehabilituar”.
“Po presim që kursimet në energjisë të jenë deri në 40 për qind. Po me vjen shumë mirë që kemi të bëjmë me spital. Mendojmë që kursimi i energjisë i ndihmon mirëqenies së të gjithëve. Zvogëlon kërkesën për energji. E ardhmja e Kosovës do të kaloj nëpër burime të reja të energjisë por gjithashtu edhe të zvogëlimit të kërkesës”.
“Nëse Kosova i rehabiliton të gjitha ndërtesat publike kursimet në faturën e energjisë do të arrinin 80 milionë euro. Kjo e ruan edhe buxhetin. Jemi duke u munduar të krijojmë një fond për efiçiencën e energjisë. Shpresoj që do të has në mirëkuptim si pozita ashtu edhe nga opozita. Ne do të vazhdojmë të jemi partnerë të Kosovës në këtë agjende dhe shpresoj që ky investim do të zvogëlohet fatura energjetike qeveritare dhe gjithashtu të përmirësohet mirëqenia e të gjithëve”.
I kënaqur me investimet që janë bërë në Spitalin e Gjakovës u shpreh drejtori Ahmet Asllani. Ai derisa prezantoi investimet e bëra këtë vit,tha se viti 2018 shënon vitin e sukseseve të mëdha në këtë spital që nga paslufta, raporton EO.
“Këtë vit spitali ka qenë kantiere i ndërtimit. Së pari është ndërtuar në efiçientë në administratës, hemodializës, së shpejti do të fillon edhe ndërtesa e ambulancave specialistike. Me financimin e ministrisë ka filluar edhe renovimi i tërësishëm i spitalit. Ky vit është vit i sukseseve më të mëdha për spitalin tonë në Kosovën e Pasluftës”.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/265124721010500/