Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 170 nga 1428 vendvotime.
Këtë e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 170 vendvotime apo 12.08%”.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të hënën vendosi që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1428 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike.