Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve.
Deri tani janë rinumëruar 78.25 për qind e vendvotimeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se gjatë ditës së enjtes janë rinumëruar 133 vendvotime.
“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Në ditën e nëntë, të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime”.
“Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 101 (78.25%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë Elezi për EO.
Sipas tij, ky proces ka gjasa që të përfundoj të dielën.