Rishikimi i buxhetit dërgohet në Kuvend

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 12:05 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, ka miratuar propozimin për plotësimin dhe rishikimin e buxhetit për vitin 2017, i cili do të dërgohet edhe në Kuvend për miratim.

Ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se përmes rishqyrtimit të buxhetit duhet të mbulohen obligimet e parapara për këtë vit.

Sipas tij, disa nga obligimet për të cilat duhet alokuar mjetet janë: sigurimin e fondeve të mjaftueshme për kategoritë e luftë, alokimi i fondeve për të përmbushur obligimet për autostradën “Arbën Xhferi”, pagesën për organizimin e zgjedhjeve lokale, mbështetej për Këshillin Prokurorial e të tjera.

Ai ka thënë se ky projektligj për rishikim të buxhetit duhet të procedohet në kohë rekorde për të pasur efektet e saj në të kundërtën sipas tij, do të jetë shumë e vështirë.

Në total vlera për financimin e projekteve kalon shumën 90 milion euro.

Në këtë mbledhje është njoftuar nga kryeministri Haradianj se ka njoftuar se ka nisur puna për formimin e bordit të Trepçës.

 

Të ngjashme