I rishpallet konkursi profesorit që ka kryer post-doktoratën në ShBA

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 08:21 | Nga

Profesori i cili jep mësim në UP me kontratë të rregullt që nga viti 2006, me studime të kryera në universitetet austriake dhe post-doktoratë në ShBA po pengohet të rizgjidhet profesor i rregullt

Këshilli i Fakultetit Filozofik ka rekomanduar që të rishpallet njëra pozitë e konkursit publik për zgjedhjen e personelit akademik, i cili ishte shpallur në nëntor të vitit 2016 për të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Rekomandimi për rishpalljen e këtij konkursi ka të bëjë me pozitën për të cilën ka aplikuar Arben Hajrullahu, profesor në Departamentin e Shkencave Politike.

Hajrullahu është rekomanduar nga kryetari dhe njëri anëtar i Komisionit Recensues për thirrjen e profesorit të rregullt. Mirëpo, Këshilli ka votuar që të rishpallet konkursi për pozitën e tij duke kërkuar nga Hajrullahu që t’i dëshmojë studimet bachelor, me pretendimin që nuk i ka të kryera. (Zeri)

Të ngjashme