Rita e rekordeve, pesë këngët e saj të fundit janë dëgjuar mbi 1.2 miliardë herë në Spotify

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 15:19 | Nga

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të dëgjuara në arenën ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, ajo shënoi një rikthim të fuqishëm në muzikë, ndërsa vazhdimisht publikoi projekte e bashkëpunime të cilat u pritën mirë nga publiku.

Përveç klikimeve në YouTube, Rita është mjaft e dëgjuar edhe në platformat e mëdha botërore si iTunes, Shazam, Spotify etj.

Në këtë të fundit, vetëm me pesë projektet e fundit muzikore, Ora ka kaluar plot një miliardë dëgjime.

Ka qenë vetë një nga faqet e fansave të këngëtares, të cilët kanë publikuar në statistika se sa ka arritur çdo këngë që ajo ka publikuar.

“You Song” është dëgjuar, shkarkuar e ripërsëritur plot 352 milionë herë, bashkëpunimi “Lonely Together” me Aviciin plot 262 milionë, e ndërds kënga tjetër solo “Anywhere”, 196 milionë herë.

Dueti me Liam Payne, “For you” kalon shifrën e 196 milionë klikimeve, ndërsa “Girls”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Cardi B, Chrli XCX dhe Bebe Rexhën, është dëgjuar, shkarkuar e ripërsëritur plot 79 milionë herë.

Në total, pesë projektet e fundit të këngëtares shqiptare kanë arritur shifrën 1.2 miliardë dëgjimeve në Spotify.

Të dielën, këngëtarja Ora mbajti edhe një mega koncert në Londër, ku është pritur shumë mira nga mijëra fansa të qytetit ku ajo është rritur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme