Rita Ora është njëra prej artisteve shqiptare që po gëzon karrierë ndërkombëtare.
Ajo është shumë aktive me koncerte në të gjitha vendet e botës, ku mblidhen numër i madh fansash, shkruan lajmi.net.
Krahas sukseseve në muzikë, Rita tashmë është emër shumë i kërkuar edhe si imazh i brendeve të njohura.
Së fundi, ajo është bërë imazh i “Onygo”, markës së atleteve për femra, e këtë gjë e ka konfirmuar vetë Rita përmes rrjeteve sociale.
Rita është fytyrë e “Rimmel”, “Adidas”, “Tezenis”, e shumë marka të tjera.