Rita Ora ka blerë një rezidencë luksoze në veri të Londrës në Britani të Madhe
Në zonën ku ndodhet kjo vilë kanë jetuar edhe shumë të famshëm të tjerë, si modelja Kate Moss, aktori Jude Law. “The Mirror” raporton se kjo rezidencë me 6 dhoma gjumi ka kushtuar plot 8 milionë Paund.
Rita Ora aktualisht ndodhet në një karantinë 14-ditore në Sidnei të Australisë për shkak të rregullave të pandemisë për këdo që udhëton drejt këtij shteti. Këngëtarja ka shkuar në Australinë e largët pasi është pjesë e jurisë së “The Voice”.
Rikujtojmë se, disa muaj më parë, Rita Ora shkeli dy herë rregullat anti-covid në Britani të Madhe duke udhëtuar dhe duke organizuar festë për ditëlindjen e saj në një restorant. Përveç gjobës, këto veprime i kanë kushtuar 30-vjeçares edhe indinjatën e fansave, një pjesë e mirë e të cilëve nuk e ndjekin më në rrjetet sociale.
Po ashtu, së fundi është raportuar se mes saj dhe të dashurit ka një krizë e cila po ndodh si pasojë e distancës së Ritës nga Romain Gavras për shkak të angazhimeve në karrierën e saj.