Rita Ora: Dëshiroj shumë të bëhem nënë

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka treguar se shpreson shumë të krijojë një familje me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Këngëtarja 32-vjeçare, i cila kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me regjisorin, 48-vjeçar, në një ceremoni private në gushtin e vitit të kaluar, ka thënë se ajo dëshiron shumë të ketë fëmijë.

Në një intervistë të dhënë për programin “National Geographic”, ajo është shprehur: “Do dëshiroja shumë të kisha fëmijë por sigurisht në momentin e duhur”.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” ka zbuluar gjithashtu së është betuar që ta mbrojë sa më shumë jetën e saj private.

“Privatësia ka qënë një betejë me ulje dhe ngritje. Kam jetuar jetën time në sy të publikut për një dekadë por kam mësuar shumë për jetën time personale si edhe për karrierën time”.

“Kur ti ke diçka me vlerë, dëshiron shumë ta mbrosh”, shton artistja.

Taika ka qënë më parë i martuar me producenten e filmave Chelsea Winstanley dhe kanë dy fëmijë së bashku, Te Hinekahu, 11-vjeç dhe Matewa Kiritapu, 7-vjeç

Të ngjashme