Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është rikthyer sërish në studio për të punuar rreth projektit të saj më të ri muzikor.
Teksa fansat presin me padurim këngën e re, ajo ka kryer gjatë këtyre ditëve xhirimet e klipit.
Ora ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi atraktive nga prapaskenat, ku është shfaqur mjaft provokuese në një kostum që nxirrte në pah pak nga kofshët e saj.
Modeli i ri i flokëve të kapura lartë dhe me disa gërsheta në pjesënm e poshtme, e bëri 29-vjeçaren të dukej edhe më atraktive.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, me shumicën prej tyre që komentonin se mezi prisnin të dëgjonin këngën e saj të re.
Ajo nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor që nga muji mars, kur publikoi këngën dhe klipin “How to be lonely”, që u prit mirë nga fansat e saj.
Ndërkohë, gjatë këtrye ditëve ajo ka nxjerr në shitje edhe koleksionin e saj të ri të këpucëve në bashkëpunim me markën e famshme ‘ShoeDazzle’.