Rita Ora duket e mrekullueshme në të gjelbër, ndërsa feston suksesin e mini-albumit “Bang” me 40 milionë dëgjime në Spotify

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora dukej e bujshme ndërsa festoi një moment të ri në karrierën e saj muzikore pasi arriti 40 milionë dëgjime me mini-albumin e saj “Bang” në atë platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Këngëtarja 30 vjeçe, tani është artistja e 11-të në histori me këngët më të certifikuara me pllakatën gold, duke iu bashkuar artistëve si Madonna në këtë njëmbëdhjetëshe, shkruan DailyMail.

Rita dukej e pabesueshme ndërsa shënoi momentin historik me një fotosesion rrezatues dhe dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan mini ngjyrë të gjelbër.

Interpretuesja e hitit “Anywhere” kombinoi veshjen me një palë vathë margaritarësh tërheqës për sytë.

Rita modeloi flokët e saj bionde përsëri në stilin simite, ndërsa kishte vënë një makijazh rrezatues që vinte në pah tiparet e saj mahnitëse.

Këngëtarja dinte të punonte me këndet e saj më të mira për fotografitë, ndërsa festoi suksesin e saj historik.

Rita gjithashtu publikoi në Instagram një kolazh nga e kaluara, gjatë paraqitjeve kur ajo kishte kënduar këngën “Poison” – këngë e cila ditën e djeshme mbushi gjashtë vjet nga lansimi.

Ajo shkroi: “’Poison’ mbush sot 6 vjet! Faleminderit shumë për të gjithë ata që e transmetojnë dhe dëgjojnë”.

“Për të festuar, mini-albumi Bang ka kaluar 40 milionë dëgjime në Spotify! Faleminderit fansave të mi të mahnitshëm, ju dua shumë të gjithëve. Mezi pres të performoj përsëri”

Miqtë, të famshmit dhe fansat e famshëm të Ritës ishin të shpejtë për të festuar momentin historik ndërsa ndanë urimet e tyre në seksionin e komenteve.

Rita thuhet se kohëve të fundit ka nisur një lidhje të re me fituesin e çmimit “Oscar”, Taika Waititi.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo po vazhdon të qëndrojë në Sydney të Australisë, ku është e angazhuar si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme