Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është fytyra e preferuar e shumë brendeve me renome ndërkombëtare.
Kësaj radhe ajo ka pozuar për koleksionin e ri të veshjeve sportive të rrjetit të shitjes JD.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, të realizuar me veshjet sportive nga markat e njohur ‘Adidas’ dhe ‘Nike’.
Këto veshje janë pjesë e rrjetit “JD”, që kanë përzgjedhur imazhin e artistes shqiptare për reklamimin e tyre.
“Mirësevini në botën e mrekullirave të JD, është vërtetë ftohtë jashtë sot, vikendi i parë i izolimit, lini një koment për gjërat e preferuara që doni t’i shihni”, ka shkruar 29-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet për artisten shqiptare, e cila përveç muzikës shquhet edhe si një femër e suksesshme në botën e biznesit. /Telegrafi