Nuk është çudi Rita Ora është vonuar me publikimin e ndonjë këngë të re. Ajo duket se ka qenë më tepër e angazhuar në kompaninë e sajë Ora Live LTD.
Asetet në firmën e këngëtares thuhet se janë rritur në 4.4millionë funta britanike, ndonëse dy vite më parë Ora live Ltd numëronte vetëm 2 milionë £.
Megjithëse pa ndonjë këngë të re, pa koncerte, Rita Ora ka fituar miliona euro në vitin 2016.
Rita Ora nuk ka publikuar asnjë këngë apo projekt muzikorë në dy vitet e fundit.
Por, kjo nuk e ndaluar që të mbush xhirollogarinë bankare. Sipas mediave britanike, Rita ka fituar rreth 3.5 milionë euro pavarësisht aktiviteteve muzikore apo mos mbajtjes së ndonjë koncerti, shkruan The SUN.
I gjithë ky fitim ka ardhur në saje të punës me markat e njohur botërore duke përfshirë Adidas, Tezenis dhe Coca-Cola.
Gjithashtu 26-vjeçarja ka fituar edhe në saje të rolit në filmin Fifty Shades of Grey.
Këngëtarja është duke punuar në albumin e dytë, i cili pritet të publikohet gjatë këtij viti apo 2018.