Më 17 shkurt, Kosova do të festojë 10-vjetorin e Pavarësisë. Këngëtarë të shumtë do të perfomojnë në Prishtinë, për të festuar këtë përvjetor të rëndësishëm të shtetit të Kosovës.
Një ndër këngëtaret që do të perfomojë në skenë, është diva Rita Ora. E ftuara speciale nuk ka kërkuar asnjë qindrarkë për të kënduar në festën e madhe të 10-vjetorit të Pavarësisë.
Edhe pse e larguar në moshë të vogël nga Kosova, Rita nuk e harron origjinën e saj, dhe kudo mundohet të promovojë Kosovën. Vendimi i saj për të ardhur pa pagesë në koncert ka gëzuar shumë fansat e saj, të cilët e kanë vlerësuar këtë veprim.
Nga ana tjetër këngëtarja tjetër nga Kosova, Dua Lipa ka vepruar ndryshe nga Rita. Për të performuar në Prishtinë, më 17 shkurt, Dua ka kërkuar plot 200 mijë euro. Shumë e kripur apo jo?