Rita Ora fantastike në “festën më të madhe të vitit” në Angli

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora ka dhuruar spektakël edhe në këtë edicion të ‘Jingle Bell Ball”.

Këngëtarja Rita Ora ka qenë super ylli i mbrëmjes edhe këtë vit në eventin më të madh të organiozuar për festat e fundvitit në Angli.

Në realizimin e radios Capital FM “Jingle Bell Ball’, Rita dhe shumë artistë të tjerë kanë performuar ‘live’ në skenën e vendosur në arenën e koncerteve O2 në Londër.

E veshur si një prrinceshë e akullt, Rita ka shkrirë zemrat e të pranishmëve edhe këtë vit me këngët e saj të cilat i ka kënduar ‘live për mrekulli, si dhe me performimin e tyre, ndërsa publiku ka kënduar bashkë me të hitet e mëdha të këngëtares si ‘Your son’, ‘Ritual’, ‘Let you love me’ e ‘I will never let you down’.

Si çdo herë, të pranishmin po e lavdërojnë paraqitjen e Ritës, duke thënë se ka qenë më e mira edhe këtë vit dhe se në paraqitjet ‘live’ është fantastike’./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme