Rita Ora feston ditëlindjen me aktorin shqiptar (Foto)

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 14:08 | Nga

Shohim shpesh në rrjete sociale që personazhe të ndryshme të showbiz-it bëhen bashkë në evente të ndryshme jashtë vendit apo ndjekin koncertet e njëri-tjetrit.

Këngëtarja Rita Ora ka sot ditën e saj të lindjes. Ajo e ka pritur 26-vjetorin e saj në Dubai duke performuar në një koncert ku i pranishëm në publik ka qenë edhe aktori i njohur Blerim Destani. Destani ka postuar disa video në Instastory, ndërkohë që këngëtarja shqiptare interpretonte në skenë.

Ai ka qenë ndër të parët që i ka uruar Ritës ditëlindjen dhe ka kërcyer të gjitha këngët që Rita performoi mbrëmjen e djeshme.

Duket se Blerimi është një nga fansat e këngëtares shqiptare. Rita ka ngritur gjithë publikun në këmbë me hitin e saj R.I.P. Të dy personazhet tashmë janë të famshëm jashtë kufijve të Shqipërisë, megjithatë mbeten dy shqiptarë që takohen dhe festojnë së bashku një ditë siç është edhe ditëlindja e Rita Orës.

auto-r1-575x10241480065419_1480068047-5878960

auto-r21480065422_1480068051-3113389

auto-r31480065426_1480068049-7188819

auto-r41480065429_1480068055-2555688

auto-r51480065432_1480068053-2473228

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme