Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po mbështet një iniciativë të re, e cila i bën thirrje Qeverisë Amerikane që të mbështesë industrinë e muzikës, e cila është dëmtuar nga pandemia COVID-19.
Kjo iniciativë po ndërmerret nga shumë këngëtarë, të cilët në shenjë proteste, po publikojnë imazhe nga ndonjë prej koncerteve të tyre të fundit.
Rita vendosi që të ndajë me ndjekësit një video nga performanca e saj në koncertin gjigant që u organizua në dhjetor në Suedi, në nder të DJ të ndjerë, Aviciin.
Ora kishte interpretuar këngën e famshme “Lonely together”, të cilën e interpretonte në bashkëpunim me DJ e ndjerë.
“Tani për tani, e ardhmja për qindra mijëra njerëz që punojnë në muzikë live është e pasigurt. Jam shumë e nderuar të jem pjesë e thirrjes në Qeverinë e SHBA për të mbrojtur vendet, festivalet dhe të gjithë ata që punojnë në sektorin e muzikës live!
Le ta tregojmë të gjithë mbështetjen tonë për njerëzit që kanë nevojë duke ngarkuar foto nga shfaqja e fundit ku shkuat me hashtagun #LetTheMusicPlay dhe të dëgjohen!
Kjo pamje është një nga shfaqjet e mia të fundit, një koncert dedikimi për mikun tim Avicii në vitin 2019″, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram