Rita Ora kritikohet për këndim playback, John Legend mbron atë

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kremtuar “Dita e Falënderimeve”. Kjo festë po kremtohet në një mënyrë vërtet mahnitëse në New York, në qendrën e të cilit është organizuar një karnaval i madh ku pjesë e saj ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita është kritikuar shumë nga fansat e saj, pasi as buzët e saja nuk ka mundur ti sinkronizoj me muzikën e saj të lëshuar në sfond, transmeton koha.net.

Fansat kanë kritikuar shumë shqiptaren në rrjetet sociale, ndërsa është cilësuar edhe si ngjarja që ka bërë më së shumti bujë gjatë kësaj parade.

Ajo u ka thënë fansave se nuk kishte zgjidhje tjetër, dhe se të gjithë artistëve të tjerë po ashtu ju është dashur që të bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa ka insistuar se të gjitha vokalet e saja kanë qenë “100% live” gjatë gjithë shfaqjes së saj.

E pas kësaj shumë nga artistët që gjithashtu kanë performuar në këtë ngjarje kanë nxituar për të mbrojtur atë, duke thënë se nuk ishte faji i saj dhe se ajo nuk ka pasur zgjedhje tjetër.

“Fakt qesharak. Neve të gjithëve na është dashur që të sinkronizojmë buzët mu muzikën tonë në këtë paradë pasi ata nuk kanë pasur kapacitet për të përballuar zërimin e nevojshëm për të kënduar live. Sido që të jetë, shpresoj që e keni shijuar. Dijeni se nëse vini në ndonjë shfaqje timen, vokalet e mija janë 100% live”, ka shkruar këngëtari i famshëm, John Legend.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme