Ky shpërthim i shpejtë teknologjik, na ka zënë të gjithëve në befasi dhe shpesh na lodh fakti që na imponohet të qëndrojmë kohë të gjata në telefona e pajisje të tjera elektronike.
Aq shumë jemi të ekspozuar karshi teknologjisë e rrjeteve sociale, sa shpesh harrojmë të merremi me veten dhe atë që në të vërtetë ka rëndësi.
E lodhur nga teknologjia është edhe këngëtarja Rita Ora, e cila në vend se të merret me telefonin, është fotografuar duke lexuar një libër nën rrezet e diellit.
“Jam lodhur nga përdorimi i teknologjisë”, ka shkruar Rita, e cila ndodhet në Francë për punë, e po shijon edhe pak pushim atje”.