Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka udhëtuar për në Francë për Javën e Modës në Paris.
Ora gjatë kësaj rruge ka ndërmarrë masa mbrojtëse ndaj coronavirusit, njofton Klan Kosova.
Ajo e ka publikuar një fotografi në InstaStory, në të cilën shfaqet me një maskë mbrojtëse.
Virusi vdekjeprurës që ka marrë jetën e më shumë se 3.000 njerëzve dhe afro 90.000 mijë të tjerë janë të infektuar (numri më i madh në Kinë), është përhapur edhe shumë vende evropiane.