Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po shijon këtë fundvit disa ditë të mira pushimi.
Ajo bashkë me familjen e saj kanë zgjedhur ishullin luksoz St. Barths, për të kaluar së bashku disa ditë jo-produktive në prag të festave të fundvitit.
Rita vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Nuk janë të rralla rastet kur ajo shpesh ri-shpërndan edhe imazhet që faqet e fansave i punojnë për të.
Së fundmi, këngëtares shqiptare i ka pëlqyer shumë mënyra se si një faqe ka krijuar versionin e Ritës, sikur të ishte një nga personazhet e serialit të famshëm “The Simpsons”.
Bëhet fjalë për fustanin e hapur që Ora kishte veshur në një event të UNICEF-it në vitin 2018., transmeton telegrafi.
“Së shpejti, ha”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke bërë kështu të ditur se i ka pëlqyer ‘konvertimi’ në një ‘simpson’, të bërë nga faqja e fansave të saj.