Rita Ora ngjall dyshimet për një lidhje të re dashurie me regjisorin Taika Waititi

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora ka ngjallur thashetheme për një romancë me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi ndërsa ajo publikoi një fotografi tepër komode të dyshes në internet të enjten.

Këngëtarja 30 vjeçare, ngarkoi një fotografi të regjisorit të filmit “Thor”, 45 vjeç, e mbështjellë në krahët e tij ndërsa ata ishin të veshur me rrobat e koleksionit të ri nga “Gucci”.

Fotografia e shfaqte Ritën me gjuhën jashtë, teksa bën që fansat të dyshojnë se ka diçka mes dy të famshmëve, ndërsa disa prje tyre sugjeruan se mund të bëhet fjalë për ndonjë projekt të përbashkër filmik mes tyre, shkruan DailyMail.

Në një moment, Taika mbajti një kapele, duke fshehur pjesërisht identitetin e tij ndërsa Rita shkruante në mbishkrimin e postimit: “Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ato që dua”, shoqëruar me disa emoji në formë zemre.

Çifti i përfolur u panë duke dalë nga një aeroplan privat me Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Damon në Sydney kohët e fundit, pas një udhëtimi në Gold Coast.

Artistët e Hollywood-it po qëndrojnë në Down Under për të xhiruar skena për filmin “Thor Love and Thunder” të Taikas përveç Russell Crowe, i cili u pa në një shëtitje biçikletë me Ritën javën e kaluar.

Disa fansa nxitën spekulimet e mëtejshme të romancës ndërsa raportuan se kishin parë çiftin duke u puthur brenda një restoranti.

Fansat kuriozë u lajmëruan në rrjetet sociale për të pyetur nëse Rita, e cila u nda nga regjisori francez Romain Gavras në fillim të këtij viti, do të jetë pjesë e filmit të ri të Taikas.

Besohet se Taika u nda nga gruaja e tij, Chelsea Winstanley, në vitin 2018 pas shtatë vjet martese. Ata kanë së bashku dy vajza: Te Hinekāhu, tetë vjeçe dhe Matewa Kiritapu, pesë vjeçe.

Drama e tij e luftës, “Jojo Rabbit”, fitoi çmimet përkatëse në “Oscar” dhe “BAFTA” për kategorinë e “Skenarit më të mirë të adaptuar”.

Ndërkohë Rita është duke qëndruar në Sydney për sezonin e ri të “The Voice Australia”, pasi është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Këngëtarja e njohur përndryshe është aktore dhe ka luajtur edhe në filmat e famshëm si: “50 Shades Of Grey” dhe “Southpaw”.

Ajo ka pasur disa marrëdhënie të profilit të lartë dhe më parë ishte e lidhur me emrat e njohur si: Calvin Harris, Rob Kardashian dhe James Arthur.

Rita u fejua me Romain, 39 vjeç, në vitin 2020 dhe u fotografua për herë të fundit me të në nëntor.

U konfirmua për DailyMail në mars se çifti zyrtarisht nuk janë më së bashku – dhe u ndanë para Krishtlindjeve.

Një zëdhënës i Romain zbuloi se marrëdhënia kishte mbaruar për ‘muaj’, duke thënë: “Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata mbeten miq të ngushtë”.

Por një burim i afërt me Rita i tha DailyMail: “Rita dhe Romain u përpoqën ta bënin atë të funksiononte, por që të dy ranë dakord që nuk duhej të ndodhte”.

“Ata qëndrojnë afër, por ishte thjesht e pamundur të mbash një marrëdhënie ku mezi shiheshin. Dhe duke pasur parasysh të dy oraret e tyre të zënë për vitin 2021, bëri që lidhja të merrte fund”, citoi burimi. /Telegrafi/

Të ngjashme