Në një konferencë të mbajtur sot (e martë) para koncertit në Tiranë, ylli shqiptar me famë ndërkombëtare ka folur ndër tjera edhe për planet e së ardhmes.
Këngëtarja e shumë hititve u shpreh se përveç muzikës ajo e sheh vetën edhe në film dhe se është kapitulli i radhës për të.
“I dua filmat, do të doja të shprehja kreativitetin tim përmes filma, e shoh vetën si një artist 360 gradë, dua që njerëzit të besojnë që mund të bëjë më shumë se një gjë, unë e dua muzikën, gjithmonë do ta dua, por mendoj se kapitulli im i ardhshëm është filmi”, tha Rita.
Ndërkohë, 31-vjeçarja zbuloi gjithashtu se është në përgatitje të albumit të ri dhe pritet të lansoj muzikë të re në fillimi të vitit të ardhshëm.
“Po punoj në albumin e ri, po shikoj të lansoj diçka në fillim të vit tjetër”, u shpreh ylli shqiptar.
Ndërkohë e pyetur për një bashkëpunim me artistet e tjera me prejardhje shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max, Rita nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.
“Kur kam filluar në vitin 2011-2012 e kam ndjer që kisha shumë presion mbi vete të dal nga një vend që isha e vetmja atë kohë, jam e lehtësuar që ka tashmë edhe më shumë në fushën time, kemi aq shumë talentë si ato që përmendët, do të ishte një ëndërr që të bëheshim bashkë në kohë e duhur, por siç e dini që të gjitha kemi orare të ngjeshura por mund të llogarisni në mua”, tha këngëtarja e hitit “Anywhere”.
Theksojmë, që gjatë konferencës, Rita nuk mund t’i mbante lotët në një moment kur foli për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë që ndodhi pak javë më parë dhe tronditi opinionin.
Rita, ndërkohë sontedo të ngjitet për një performancë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.