Ekipi i Rita Orës kishte ofruar restorantit 5 mijë funte për t’i thyer rregullat e bllokimit për ditëlindjen e saj të 30, sipas policisë.
Ekipi i sigurimit të Orës gjithashtu kishte kërkuar që kamerat të ishin të fikura gjatë festës së ditëlindjes në Casa Cruz në Notting Hill më 28 nëntor, në kohën kur bllokimi i dytë si shkak i koronavirusit në Londër po ndodhte, kanë thënë policia.
Rita Ora kishte vendosur të komentonte, ajo ka kërkuar falje për festen e saj të ditëlindjes.
30-vjeçarja fluturoi për në Egjipt për një shfaqje private në 21 nëntor. Kur u kthye të nesërmen, ajo duhej të ishte izoluar për dy javë. Në vend të kësaj, ajo organizoi një festë ditëlindjeje në Londër, e cila shkel rregullat e bllokimit.