Rita Ora gjatë mbrëmjes së kaluar ka arritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Këngëtarja shqiptare do të qëndrojë për tri ditë në vendlindje, ku do të merr pjesë në disa aktivitete humanitare.
Megjithëse nuk ka folur për mediat që e prisnin në aeroportin “Adem Jashari”, bukuroshja ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
“Jam e kënaqur që do të punojë edhe më afër me UNICEF-in gjatë ditëve të ardhshme, ku do të shikojë punët e tyre të çmueshme që bëjnë me fëmijë”, ka shkruar ndër tjerash në llogarinë personale në Instagram, Ora.
Theksojmë se artistja ka arritur një bashkëpunim me brendin e njohur “Escada” dhe do të realizojë një fushatë sensibilizuese, për tu dalë në ndihmë viktimave të dhunës në Kosovë.
Ndryshe, Ora kohët e fundit ka nisur një turne muzikor me rastin e promovimit të albumit “Phoenix”.