Këngëtarja shqiptare Rita Ora sot e ka kujtuar Kosovën në një mënyrë të veçantë.
Në Twitter ajo e ka shpërndarë videon e këngës “Shine Ya Light” – të cilën e ka xhiruar në Kosovë vite më parë.
“Sot është përvjetori i këngës, videoklipin e së cilës e kam realizuar në Kosovë. Kaq shumë kujtime gjatë filmimit në Kosovë, me aq shumë njerëz që më prisnin. Një nga këngët e mia të para, nuk do ta harroj kurrë emociononin. Faleminderit të gjithëve” ka shkruar Rita në Twitter.