Rita Ora po lë një vit mbresëlënës sa i përket karrierës muzikore në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo gjatë këtij viti solli një numër të madh të projekteve muzikore si dhe mbajti disa koncerte artistike.
Por, duket se këngëtaren do ta shohim shumë shpejt me një këngë të re, e cila pritet të shndërrohet në hit.
Në fakt, bukuroshja jonë ka bashkuar forcat me DJ-in David Guetta për të incizuar një projekt të ri.
Dyshja ishin së bashku të pranishëm në “Capital FM Jingle Bell Ball”, ku gjatë një interviste në prapaskenë DJ-i francez ka njoftuar se do të bashkëpunojë me 27-vjeçaren.
“Sapo e kam parë Ritën dhe ajo më tha se duhet të punojmë bashkë e unë iu përgjigja se po. E dua atë. Kemi biseduar për shumë vjet. Një ditë do të ndodhë, sigurisht”, ka thënë ai.
Ndryshe, dyshja kishte bashkëpunuar edhe në të kaluarën kur sollën hitin “Poison”.