Rita Ora shkëlqen në gala-mbrëmjen amFar

Prishtinë | 04 Sht 2023 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka shkelqyer në një paraqitje së bashku me nënën dhe motrën e saj në gala-mbrëmjen e amFAR, që është organizuar në mbështetje të kërkimeve për HIV/AIDS.

Rita u vesh me një fustan të tejdukshëm ku dukej mjaft sensacionale, duke shfaqur linjat e saj trupore, në materialin transparent.

Edhe motra e saj Elena, ka veshur një fustan rrjetë që tregonte të brendshmet e saj, kurse mamaja e saj, Vera ishte veshur një fustan të bardhë elegant.

Së fundmi Rita Ora,u kritikua pasi një fans i dhuroi asaj flamurin serb, këngëtarja me prejardhje shqiptare mori flamurin dhe këndoi me të në skenë, gjë për të cilën mori shum kritika.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme