Rita Ora shkëlqen në mbrëmjen glamuroze të modës së “Victoria’s Secret”

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Ajo njoftoi javën e kaluar si një nga interpretuesit e mëdhenj muzikor në ngjarjen vjetore të modës së “Victoria’s Secret Fashion Show”.

Dhe Rita Ora u shfaq në pistën e modës në një nga shfaqjet më të mëdha të modës në botë të New Yorkut.

Këngëtarja i rivalizoi engjëjt me kordë të zeza të dantella së bashku me çizmet që i ekspozonin kofshët gjersa këndoi disa prej hiteve të saja.

Pos veshjes, kombinim të mirë raportohet se i ka bërë edhe me aksesorët dhe zinxhirët që i kishte në qafë dhe trup.

Gjithashtu 27-vjeçares iu bashkua në skenë edhe muzikantët e tjerë si Chainsmokers, Halsey, Bebe Rexha, Kelsea Ballerini, The Struts dhe Shawn Mendes.

Theksojmë se një prej bukurosheve të modës, Ginsele Bundchen ka refuzuar të shfaqet në të brendshme pasi që tashmë ndihet e turpëruar.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i dëgjojmë në albumin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme